Reperi me prejardhje kosovare që punon dhe vepron në Gjermani, Dardan, mbrëmjen e djeshme ka realizuar një këngë tejet emocionuese.

Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai ka publikuar këngën “Laufen” që ne shqip do të thotë “Vrapo”.

Ky videospot i cili ka vlera të mëdha artistike, e që na kthen prapa në kohë për t’i kujtuar sakrificat dhe vështirësitë e shqiptarëve është realizuar nga produksioni FATI TV.

Ky produksion ka realizuar edhe shumë videospote të tjera të këngëtarëve me famë ndërkombëtare.

Përmes kësaj kënge Dardani ka treguar tmerrin qe kosovarët kanë përjetuar gjatë luftës së fundit, ndërsa videoklipi kthim në kohë.

Kënga është e realizuar në gjuhën gjermane, ndërsa refreni është në shqip dhe flet për mërgimtarët, reperi ka shfaqur para opinionit gjerman tmerret që kanë përjetuar shqiptarët.