Dardanët kanë barazuar rezultatin në Basel kundër Helvetikëve.

Lojtari i cili shënoi golin e barazimit ishte Muhamet Hyseni.

Hyseni shënoi në minutën e 82 të ndeshjes.

Deri tek kontakti me topin, sulmuesi ka ardhur pas një asistimi nga Mergim Vojvoda dhe pastaj një gjuajtje e cila fillimisht ka prekur shtyllën është ndalur në rrjetë.

Ndërsa, më herët Zvicra kaloi në epërsi me golin i cili u shënua në minutën e 47 të ndeshjes, dy minuta pas fillimit të ndeshjes së dytë.

Goli është shënuar nga Vargas i cili ka realizuar golin me kokë për skuadrën zvicërane.

Ndryshe, Zvicra ka dominuar edhe duke bërë më shumë presion gjatë pjesës së parë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e nëntë të grupit I për kualifikimet e Euro 2024.