Darwin Nunez në listën e Real Madridit, pasi Mbappe refuzoi kërkesën

Real Madrid ka dështuar të nënshkruajë marrëveshje me lojtarin francez Kylian Mbappe, ndërsa raportohet se tani Madrid, synon transferimin e sulmuesit, Darwin Nunez

Darwin Nunez

Darwin Nunez, është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, që ka shkëlqyer vitin e fundit me Benficën duke bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Bayern Munich, PSG, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid janë ekipet e interesuara për të, raporton The Sun, trasnmeton Portali D.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Los Blancos janë futur fuqishëm në garë për uruguaianin pasi dështuan të nënshkruajnë me Kylian Mbappen.

Nunez , tani mbetet objektivi kryesor i madrilenëve për sulmin, por për të arritur te ai duhet të shpenzohen rreth 100 milionë euro.

22-vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me klubin portugez ku ka shënuar 34 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Ai ka dëshmuar të jetë produktiv para portës, duke shënuar 34 herë në 41 paraqitje këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit si dhe të Manchester United.

Sipas Record, gjigantët e La Liga-s e kanë identifikuar Nunezin si një objektiv të mundshëm pasi humbën Kylian Mbappe.

Mbappe , 23 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje të re fitimprurëse me Paris Saint-Germain, javën e kaluar për ta mbajtur atë në klub deri në vitin 2025.

Tani menaxheri i Madrid, Carlo Ancelotti dhe Co po kërkojnë dikë për të mbushur boshllëkun që ka lënë refuzimi i Mbappe.

Dhe Nunez mund të jetë opsioni i përsosur për ta, pasi ata kërkojnë një pasardhës afatgjatë të Karim Benzema .

Në fillim të këtij muaji, është raportuar se Man United, është i gatshëm të paguajë 67.8 milionë funte për shërbimet e tij.

Nunez mendohet se ka shpërfillur United, Arsenal dhe Newcastle sepse të gjithë nuk arritën të sigurojnë një vend në kompeticionin kryesor të Evropës.

Real Madridi nuk ka asnjë problem të tillë pasi fitoi titullin e La Liga-s dhe është gjithashtu në finalen e Champions League të këtij viti ku do të përballet me Liverpool të shtunën.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika