DASH-i i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-në për rezultatin e zgjedhjeve

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore

Një grua duke votuar në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, më 19 dhjetor.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, transmeton Zëri i Amerikës.

Siç theksoi Departamenti i Shtetit, dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për ta pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne jemi të fokusuar, në bashkëpunimin me Serbinë, për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në përgjigjen e DASH-it ndaj pyetjeve të Zërit të Amerikës, lidhur me protestat e reja në Beograd.

Në njoftim thuhet se konstatimet shqetësuese të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) se zgjedhjet u dëmtuan nga gabime të shumta procedurale, presion ndaj zyrtarëve publikë dhe abuzim me burimet publike, dhe se, këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partive në pushtet, krijuan kushte të padrejta.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Serbisë që të punojë ngushtë me OSBE-në për t’i adresuar këto shqetësime”, kanë shkruar ata, duke shtuar se pretendimet për parregullsi, të raportuara nga ODIHR-ja dhe ekipe të tjera vëzhguese të zgjedhjeve, duhet të hetohen.

Opozita ka protestuar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke akuzuar Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore, duke përfshirë regjistrimin e votuesve fiktivë nga Serbia dhe jashtë vendit.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 24 dhjetor se ka kontrolluar listat zgjedhore, dhe shtoi se pretendimet e koalicionit “Serbia kundër dhunës” se numri i votuesve me të drejtë vote në zgjedhjet e Beogradit është rritur artificialisht për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, “nuk janë të vërteta”.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se votimi u zhvillua në një atmosferë demokratike dhe se ishin zgjedhjet “më të qeta ndonjëherë në historinë moderne”.

ODIHR-ja më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të rënda, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik të presidentit Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje frike.

Një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Qytetarët serbë votuan më 17 dhjetor në zgjedhjet parlamentare, provinciale dhe lokale në 65 qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin. SNS-ja shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika