DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njoftuar se Departamenti amerikan i Shtetit ofron "mbështetje të parezervë" për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

Pamje të publikuara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK)

Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njoftuar se Delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe stafi korrektues e shëndetësor i Institucionit të Kujdesit Shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, nga data 7 janar janë duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Departamentin e Shtetit, si dhe në institucionet e ngjashme të kësaj natyre në Shtetin e Pennsylvania-s.

“Në vazhdën e takimeve, sot në Departamentin e Shtetit në Washington DC, delegacioni ka zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit, per Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office), z. James Applegate, INL, Drejtor Regjional për Evropë dhe Azi, dhe z. Andrew Horm, INL Kosovë. Në këto takime, z. Dibrani shprehu falënderime në emër të delegacionit, për mbështetjen që ka dhënë SHBA në ngritjen e kapaciteteve të vendit tonë në fushën për antiterrorizëm, si dhe ne të gjitha fushat tjera”, ka njoftuar ShKK-ja.

Tutje njoftohet se Dibrani është zotuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe zbatim të plotë të këtyre projekteve edhe më tutje, duke përfshirë edhe aplikimin e të gjitha të arriturave që kanë bërë burgjet e Shtetit të Pennsylvania.

“Ndërsa, z. Gjocaj falënderoi Departamentin e Shtetit për mbështetjen e dhënë në funksionalizimin e institucionit për kujdesin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe gatishmërinë e shërbimit për zbatim sa më profesional të këtij projekti. Gjocaj tha se ky projekt po fuqizohet edhe më shumë me këtë mbështetje”, thuhet në njoftimin e  Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Mes tjerash njoftohet se në këto takime është ofruar  “mbështetje e parezervë e këtyre Agjensioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta”.

Më tej ShKK-ja ka thënë se delegacioni është pritur edhe nga Sekretari i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Shtetit të Pennsylvania, George Little, i cili ofroi gatishmëri të madhe për mbështetje ndaj Kosovës në këtë drejtim.

“Në vazhdën e kësaj vizite, delegacioni ka vizituar tri institucione të shtetit Pennsylvania në tri qytetet të ndryshme, ku kanë parë nga afër praktikat më të mira të këtyre institucioneve, të cilat lidhen me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, përdoruesve të drogave dhe rasteve me çrregullime mendore”, vijon njoftimi.

Ndër të tjerash njoftohet se në këto takimi, Kosova është vlerësuar si partneri më serioz i ShBA-së.

“Delegacioni ishte i shoqëruar tërë kohën nga z. Richard Cherwinski, Këshilltar i Lartë i Shërbimit Korrektues në INL dhe znj. Dea Bektashi Zhubi, asistente e Programit në INL, Kosovë pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika