DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit energjetik si një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve ekonomike të Shteteve të Bashkuara me partnerët evropianë, përfshirë edhe Kosovën.

Në përgjigje për Dukagjinin, nga DASH është deklaruar se eksporti i energjisë amerikane luan rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës.

Sa i përket Kosovës, institucionet amerikane kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e sektorit energjetik, me fokus në diversifikimin e furnizimit me energji, përfshirë edhe gazin natyror të lëngshëm (LNG).

“Eksporti i energjisë amerikane është një shtyllë qendrore në bashkëpunimin tonë ekonomik me partnerët evropianë. Eksportet e energjisë amerikane forcojnë sigurinë energjetike në Evropë.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me industrinë energjetike të SHBA-së dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, duke përfshirë LNG-në amerikane”, thuhet në përgjigje.

Debati për orientimin energjetik të Kosovës është intensifikuar pas kërkesave amerikane që vendi të lidhet me rrjetin e gazit amerikan, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka shprehur preferencë për alternativa të tjera, përfshirë lidhjen me centralin e Vlorës për import të energjisë elektrike, në vend të ndërtimit të një infrastrukture të brendshme për LNG.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika