DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

Dodik tha në Moskë të martën se Republika Sërpska vazhdon të mbetet proruse, antiperëndimore dhe antiamerikane

Foto: Reuters

Departamenti amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, ndërkohë që ai vend po kryen agresion kundër Ukrainës”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se vendimi i Dodikut për t’u takuar me Putinin, “në kohën kur Rusia shkel haptazi themelet dhe ligjet e rendit ndërkombëtar, si dhe vendimi i mëparshëm të Dodikut për të dekoruar Putinin, janë lëvizje shkurtpamëse, që nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve të Republikës Sërpska”, shkruan REL.

“Rruga që të çon drejt një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe të sigurt, të cilën e dëshirojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, kalon përmes Brukselit, jo përmes Moskës. Prandaj, ne e konsiderojmë rrugën e Dodikut kundërproduktive dhe mbi të gjitha të dëmshme”, tha zëdhënësi i Departamenti i Shtetit.

Dodik tha në Moskë të martën se Republika Sërpska vazhdon të mbetet proruse, antiperëndimore dhe antiamerikane.

Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska u është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit, për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.

“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa u përket sanksioneve kundër Federatës Ruse, dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe të suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Pas takimit me Putinin, Dodik i quajti “armiqësore” vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë. Së bashku me akuzat dhe retorikën e ashpër ndaj ambasadës amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë, ai e quajti ambasadorin Michael Murphy “antiserb”.

Dodik pohoi se qëllimi i ambasadorit amerikan është “të shkatërrojë Republikën Sërbska deri në fund të mandatit të tij”, ndërsa ambasadori Murphy ka thënë qartë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë dashur të shfuqizojnë Republikën Sërbska, por korrupsionin.

Murphy paralajmëroi më parë se Dodik, me paturpësi, po sulmon gjithnjë e më shumë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës me retorikë nacionaliste.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika