Dashuria për pikturën e përkthyer me 30 vite përkushtim

Piktori Samir Osmani, nga Maqedonia e Veriut ka shpalosur detajet rreth jetës së tij me pikturën. Ai ka treguar se me pikturën ka filluar të merret prej moshës 16 vjeçare

Piktori Samir Osmani, nga Maqedonia e Veriut ka shpalosur detajet rreth jetës së tij me pikturën.

Ai ka treguar se me pikturën ka filluar të merret prej moshës 16 vjeçare, derisa ka shtuar se dashuria për pikturën buron nga dëshira e tij për të krijuar art.

Samir Osmani ka thënë se gjithçka ka filluar nga pasioni i tij, nga shkolla fillore pavarësisht se edukim të veçantë nuk ka ndjekur.

Osmani ka shtuar po ashtu se ai merret jo “vetëm me piktura, por edhe me njerëzit, anatominë e njerëzve, fytyrët, gjeometrinë e fytyrave”.

“Piktuara, është edhe pasion edhe bëj si punë. Unë jam mësuar vet, nuk kam kryer diçka, nuk kam edukim të lartë”. Por e kam të lindur, nga natyra, prej vetes e kam mësuar. E kam pikturuar për qejfin tem. Pse nuk e përdori për me fitu ndonjë pare. E kam nis e kam fillu prej moshës 16 vjeçar. E kam nis, e kam fillu prej 16 vjeçar, e kam qit në shitje piktura dhe kam pas sukses.Gjithmonë. Prej 16 vjeç e deri tash shes piktura” ka thënë Osmani për emisionin “Rreth e Rrotull”. 

Tutje ai ka shtuar me kohët e fundit po merret me porosi, dhe se ai pikturon sipas dëshirës së klientëve. Dhe krejt kjo procedurë sipas tij zgjatë 1 javë apo edhe deri në 2 javë deri në mbarimin e porosisë.

“Dikush ka qejf natyra të thjeshta, dikush ka qejf abstrakte. Ndërsa me porosi, zgjat një javë apo dy deri sa të përfundoj porosinë” ka shtuar ai.

Osmani ka kujtuar me nostalgji kohën para 30 vitesh, duke thënë se shtytësi kryesor ka qenë mësuesi Ramiz Latifi, kur në klasën e dytë e kishte vërenjtur që kishte talent për të vizatuar.

“Tek unë ka ndodh shumë herët.Në shkollë fillore, në klasën e dytë . Nuk kam qenë I vetëdijshëm për aftësitë e mia, si një fëmijë kam bërë vija. Ka ardhur mësuesi im, Ramiz Latifi. E ka kap pikturën, një vazo me lule. E ka marr, u habit , E ka marrë pikturën,fletën e bllokut. E ka qit para klases, shikoni si duhet me pikturu si Samiri. Atëherë e kam kuptu se kam talent, prirje për këtë zehje, për këtë drejtim. Dhe prej aty kom fillu me u interesu më shumë, për artin” ka shtuar ai.

I dyti rast, Osmani ka kujtuar se  “kam parë një pikture shumë të bukur, një pikture të thjeshtë, dhe më ka lënë përshtypje. Dhe kam pas qejf që gjithmonë t’a kopjoj atë pikturë, ta mësoj se si të bëhet se si e ka bë ai përsoni. Dhe prej aty kam filluar të merrem me art”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika