David Dreshaj prezanton super projektin e tij në “Super Trend”
Këtë javë mysafir në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin ishte një artist shumë i veçantë, që me projektet e tij ka korrur shumë suksese. Bëhet fjalë për David Dreshaj, këngëtarin nga Tuzi i Malit të Zi që tash e sa vjet është shumë i pëlqyer për publikun shqiptar e më gjerë. Dreshaj tregoi […]





Këtë javë mysafir në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin ishte një artist shumë i veçantë, që me projektet e tij ka korrur shumë suksese. Bëhet fjalë për David Dreshaj, këngëtarin nga Tuzi i Malit të Zi që tash e sa vjet është shumë i pëlqyer për publikun shqiptar e më gjerë.
Dreshaj tregoi se edhe pse jeton në Tuz, Kosovën e viziton shumë shpesh, zakonisht për punë. Ai ka bërë të ditur se mediumet në Kosovë e kanë pritur shumë mirë, duke theksuar se më mirë ndihet në radio se në televizion.
Dreshaj foli edhe për projektin e tij më të ri, të titulluar “The Christmas Ep”, që përbëhet nga 7 këngë të cilat ndërlidhen me tematikën e festës së Krishtlindjeve. Gjashtë nga këngët janë në gjuhën angleze, dhe një është në gjuhën shqipe. Lidhur me vendimin për t’i bërë shumicën e këngëve në gjuhën angleze, Dreshaj deklaroi se e ka bërë vetëm për dëshirë dhe cilësi, teksa kënga në gjuhën shqipe e titulluar “Si Këmbanë“, sipas artistit, është projekti i 10të që përmbyll një fazë të suksesshme të karrierës së tij.
Ai ka shtuar se këngët në gjuhën angleze nuk i ka punuar me qëllimin që të depërtojë në tregun ndërkombëtar, mirëpo shprehet se nëse suksesi vjen, do të ishte i mirëpritur.
Projekti i fundit i David Dreshajt ka korrur shumë sukses. I publikuar para 12 ditëve, të gjitha këngët janë pëlqyer nga publiku, sidomos kënga në gjuhën shqipe “Si Këmbanë“ e cila ka mbledhur deri më tani më shumë se 2 milionë klikime në YouTube. Të gjitha këngët Dreshaj i ka publikuar me videoklipe, të cilat ai tregon se janë xhiruar në Bosnje.
Dreshaj deklaron se ndjehet i përmbushur me karrierën e tij deri në këtë moshë.




















