Debat në seancën gjyqësore, Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar urdhrin e gjykatësit që të ulet (Video)  

Debat është parë në seancën gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për akuzën “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi”

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka refuzuar që ta dëgjojë urdhrin gjykatësit Eroll Gashi, kur ky i fundit e ka urdhëruar Azemin që të ulet.

“Është e pamundur me vazhduar këtë proces. Nëse tentoni kështu që një person që s’di sa herë iu ka ardhur në këto seanca edhe për këtë jeni në dijeni”, i ka thënë Azemi.

Ndërsa, gjykatësi i ka thënë të ulet, sepse në disa seanca ka qenë dhe në disa jo.

“Disa herë ke ardhur disa herë s’ke ardhur, por ulu aty”, i ka thënë gjykatësi Eroll Gashi

Por Azemi e ka kundërshtuar duke i thënë “ Shikoje se i keni proces verbalet, dhe nuk po ulem se është e drejt e imja dhe ju tregova për gjendjen shëndetësore dhe unë kërkoj që m’i kthye dokumentet shëndetësore”.

Azemi ka kërkuar nga gjykatësi ta lirojë, për shkak të disa problemeve shëndetësore, ai nuk ka pranuar që të ketë edhe avokat sipas detyrës zyrtare, me arsyetimin se ky është proces politik me veprime politike dhe nuk është aspak proces gjyqësor real.

Avokatja e caktuar sipas gjyqtarit do të jetë vetëm avokat në gatishmëri për të qenë i pranishëm dhe për ta këshilluar atë për të drejtat e tij gjatë procedurës

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika