Debati D.Hoxha-Ymeri: A është i korruptuar procesi i dialogut?

Aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha dhe analisti, Visar Ymeri

Aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha ka vlerësuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është një i atillë që po tregon të jetë i korruptuar.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, çështja e dialogut Kosovë-Serbi nxit një debat në mes aktivistit Dibran Hoxha dhe analistit, Visar Ymeri mbi pretendimet kundërshtuese të njëri—tjetrit, mbi një “dialog të korruptuar”.

“Sa u përket deklaratve të Borrell, që tha se kemi leva ndëshkuese ndaj juve, me i thanë që ne nuk kemi hesap me i pagu krejt çmimet që ja garantojnë rrugën dhe ia shtrojnë rrugën Serbisë për në BE. Le të bëhemi të dinjitetshëm per vete, le të tregojmë që nuk pranojmë kësi lloj menaxhime të krizave pafundësisht sepse ato pafundësisht kanë qenë në status-quo. Nëse mendon se mund të na ndëshkojë përtej izolimit, nuk e di se çka mundet të na ndëshkojë tjeter përtej izolimit?”, ka deklaruar Hoxha gjersa ka theksuar se “komplet procesi ka treguar që është i korruptuar në thelb, për rezultatet që i prodhon ka tregu që është i korruptuar”.

Lidhur me deklaratën e Hoxhajt, nuk është pajtuar aspak analisti Visar Ymeri. Ky i fundit nuk beson se një plan i korruptuar mund të sjellë baza të mira, siç i kishte vlerësuar Kryeministri Albin Kurti.

“LVV e ka quajtur këtë proces të dëmshëm dhe të rrezikshëm për vendin, këtë procesin e Brukselit, dakort jam. Por tash, LVV po bëhet pjesë e këtij procesi dhe prapë po e quajnë të korruptuar këtë nuk po e kuptoj se qysh një proces i korruptuar mund të na prodhoj potencialisht një marrëveshje e cila është bazë e mirë per neve. Plani franko-gjerman nga kryeministri ynë është cilësuar si bazë e mirë për Kosovën”, ka deklaruar Hoxha gjersa ka theksuar se “si mundet një proces i korruptuar të prodhojë një dokument që është bazë e mire, të ishte proces i korruptuar nuk kishte prodhuar dokumente të pranueshme për neve”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika