Debati Hoxha – Gashi: “Vendimet duhet të jenë strikte”, “Si të kesh punë me VV-në nuk mundesh të hysh në Amerikë”

Sipas aktivistit të shoqërisë civile Hoxha, po tregohet qartazi një tendencë e Kosovës për tolerime dhe se Kosova duhet të ketë vendime strikte. Por sipas analistit Gashi, Kurti duhet të pranojë para popullit se i ka gënjyer për 15 vjet e të njëjtën sipas tij, duhet t’a bëj edhe Vuçiq për popullin e vet


Analisti Dardan Gashi ka thënë se të dyja palët [Kosova dhe Serbia] duhet të kuptojnë se Kushtetutat e të dy vendeve kanë anomali dhe të njëjtat duhet të përmisohen.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se Kurti duhet të pranojë para popullit se i ka gënjyer për 15 vjet, të njëjtën sipas tij, duhet t’a bëj edhe Vuçiq për popullin e vet.

“Të dy palët duhet të kuptojnë diçka, ose do shkojmë ne konfrontim dhe do bëhet në mejdan kjo punë ose do pranohet se dy Kushtetutat kanë anomali në vete dhe të dyjat duhet riparuar për të mundur të akomodohet një marrëveshje”, ka deklaruar Gashi gjersa ka theksuar se prapë nuk do të merret vesh se deri ku shtrihet sovraniteti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Krahas kësaj, ai ka thënë se ndonëse Serbia thotë në Kushtetutën e saj se Kosova është e Serbisë, pse duhet kjo e fundit të kërkojë një asociacion të komunave me shumicë serbe.

“Serbia në Kushtetutë thotë se Kosova është e Serbisë. Pse ajo kërkon asociacion të komunave në Kosovë? Çfarë anomalie është kjo?”, ka deklaruar Gashi.

Sipas aktivistit të shoqërisë civile, Dibran Hoxha është ngritur një standart nga vet fakti se e lëshojmë pyetjen për një kryeministër se a do të lëshoje pe për një çështje siç është ajo e targave në këtë rast. Por sipas tij, po tregohet qartazi një tendencë e Kosovës për tolerime.

“Hapi që ndërmorri Bislimi dhe Kurti po tregohet që ka një lloj tendenc për të lëshuar pe. E patëm një tolerancë 30 ditore dhe këto të tjerat. Nëse lëshojmë pe, kjo nënkupton se asnjëherë nuk do të jemi serioz në vendimet që i ndërmarrim brenda territorit, ligjshmërisë dhe Kushtetutës sonë”, ka deklaruar Hoxha.

Krahas kësaj, ai ka thënë se ndonëse pozicioni i Kosovës paraqiste një pozicion që Serbia është dekonstruktive, të njëjtës do duhet të ishim të aftë të ia tregonim pozicionet e tilla. Sipas tij, vendimet duhet të jenë strikte dhe njëherit, krahas tyre do duhej liroheshim nga makthi se shteti serb do të sulmonte një ditë.

Por, sipas Gashit “si të kesh punë me VV-në nuk mundesh të hysh në Amerikë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika