Debati në mes të asamblistëve të Prishtinës për përparimin e kryeqytetit

Në Debat Plus është mbajtur diskutimi për problemet e Prishtinës, ku është kritikuar puna e kryetarit Përparim Rama

Komuna e Prishtinës

Asamblisti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Rukiqi, ka folur për qeverisjen e re ku ka thënë se në Komunën e Prishtinës ka ndryshuar mendësia e qeverisjes.

Ai e pranon se është në dijeni për problemet e kryeqytetit, por sipas tij ata janë duke punuar që të ndryshojnë këtë gjendje pasi sipas tij të gjithë drejtorët janë profesionistë.

“Menjëherë kemi filluar punë më përkushtimi ku me të shkuar drejtori i infrastrukturës e ka marrë për ta shtyrë projektin e rrugës A, ndërsa brenda 40 ditësh projekti rrugës Muharrem Fejza do të përfundojë ”, ka thënë Rukiqi.

Teksa ai ka thënë se të enjten në objektin e Komunës së re, do të zhvillohet takim me banorët e Rrugës B, për problemet qe ata kanë në lagje.

Driton Rukiqi

Ndërsa Gëzimi Sveçla asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se, fillimi i punës së kryetarit të ri të Prishtinës, është një fillim dëshpërues.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur pritshmëri nga kryetari aktual sepse siç ka thënë e kanë ditur se nuk mund t’i realizojë ato projekte.

Sveçla ka thënë se Përparim Rama, kishte thënë, se nuk e kishte ditur sa lug është Prishtina.

Tutje ai ka konstatuar duke thënë se “asnjë nga 206 premtime e Ramës nuk është realizuar”.

Përmes disa përllogaritjeve, për mandatin katër vjeçar të Përparimi Ramës ai ka thënë se “ janë 1 mijë ditë të punës, që i bie për realizimin 206 premtimeve, që për çdo 5 ditë të realizohet një premtimi”.

Gëzim Sveçla

Ndërsa Asamblesiti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bahri Gashi, ka thënë se ka shumë probleme në asamblenë e Prishtinës ku sipas tij, ka pasur vetëm fjalë.

Gashi ka shtuar se ”rruga A është vetëm 1 km edhe nuk zgjidh asgjë problem pa përfunduar komplet”.

Bahri Gashi

Sipas tij testimi i unazës për herën e dytë ka qenë një vendim amatoresk pasi nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e parë.

Asamblesiti nga NISMA, Endrit Zabërgja, ka thënë se ai ka garuar që të lobojë për rininë dhe e kishte mbështetur Përparim Ramën, që të bëhet kryetar por, sipas tij gjërat tani kanë ndryshuar.

“Ndryshimin e madhe e uroj që të mos jetë mashtrim i madh për qytetaret e Prishtinës”,  ka thënë Zbërgja në Debat Plus.

Endrit Zabërgja

Ai ka thënë se Kryetari Prishtinës “më shumë sheh ëndrra se sa kryen punë konkrete”.

“Përparimi Rama është duke futur në kaos institucional Prishtinën, jo vetëm sipas meje por, edhe sipas matjeve të ndryshme që bëhen për ta vlersuar punën e Komunës”, ka thënë ai.

Zabërgja ka ironizuar duke thënë se “nëse moti i mirë shihet në mëngjes, me kryetarin Rama moti do na marrë si në Londër me shi”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika