Debati për kanditaruren e Trump për president në 2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është duke u hetuar rreth një dyshimi se nuk i ka dorëzuar disa dokumnete të klasifikuara në Arkivin Kombëtar. Nëse Trump është i lidhur me trajtimin e dokumenteve presidenciale të klasifikuara, ai mund të bllokohet ligjërisht nga kandidimi përsëri për president

Ish-presidenti amerikan Donald Trump

Kontrolli dramatik i FBI-së në shtëpinë e Donald Trump në Florida të hënën shënoi një përshkallëzim të papritur të hetimeve ndaj ish-presidentit dhe shtroi pyetje të reja ligjore të cilat munden në teori të ndryshojnë kursin e presidencës amerikane.

Nëse Trump është i lidhur me trajtimin e dokumenteve presidenciale të klasifikuara, ai mund të bllokohet ligjërisht nga kandidimi përsëri për president.

Pra, le t’i hedhim një vështrim më të thellë kësaj. Çfarë thotë kërkimi i FBI-së në lidhje me atë se sa kanë përparuar hetimet ndaj zotit Trump, dhe a mund të ndalohet me të vërtetë ai të kandidojë në 2024?

Raporti i FBI-së erdhi disa orë pasi prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, deklaroi se ai vetë kishtë autorizuar kërkesën e qeverisë për një urdhërkërkimi.

Ndërsa, vetë Trump më vonë ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se ai nuk do të kundërshtonte këtë kerkesë për kërkim.

Ai i quajti këtë si “bastisje dhe thyerje amerikane të pajustifikuara dhe të panevojshme”.

Joseph Moreno, një ish-prokuror i departamentit të drejtësisë, ka thënë se natyra dhe ndjeshmëria e kontrollit në resortin Mar-a-Lago të zotit Trump në Palm Beach sugjeron që hetimi po lëviz në drejtim të akuzave të mundshme, shkruan BBC.

Ndërsa, sipas Morenos, dikush në FBI dhe një prokuror federal besojnë se ka një shkelje të Aktit të Dhënave Presidenciale, sipas të cilit, të gjithë presidentet duhet t’i tranferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në Arkivin Kombëtar.

Moreno pohoi se kjo ishte arsyeja se pse nisi hetimi ndaj Trump.

Pjesa më e madhe e analizës në vazhdën e kërkimit – dhe elementi kyç që lidhet me zgjedhjet në 2024 – është fokusuar në një ligj penal të errët: Seksioni 2071 i Titullit 18 të Kodit të Shteteve të Bashkuara.

Kjo thotë se kushdo që ka në dorëzim dokumentet qeveritare që “fsheh, gjymton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme… çdo regjistrim, procedim, hartë, libër, letër, dokument ose gjë tjetër, të depozituar… në çdo zyrë publike” mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Sipas Morenos, kushdo që është i dënuar sipas këtij ligji, do të “skualifikohet nga mbajtja” e një posti federal.

Dhe kjo është arsyeja e debatit se a do t’i japë fund shpresave të Trump për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë ky hetim.

“Ky është një ligj i vërtetë dhe nëse Donald Trump e ka shkelur atë ligj … kjo ka dënime reale, duke përfshirë faktin se ai mund të mos jetë në gjendje të shërbejë kurrë më në zyrën federale,” ka thënë për MSNBC historiani presidencial, Michael Beschloss.

Ndërsa, ekspertët ligjorë kanë thënë për BBC-në se nuk ka asnjë ndalim të përgjithshëm kundër kriminelëve të dënuar që konkurrojnë për president. Shembulli më i fundit është ai i George W Bush, i cili kishte një dënim për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, një krim i vogël, por vazhdoi të mbante dy mandate.

Kriteret e përshtatshmërisë se kush mund të kandidojë për president përcaktohen nga Kushtetuta e SHBA. Këto kërkesa të përshtatshmërisë janë të thjeshta: një kandidat duhet të jetë së paku 35 vjeç, shtetas i lindur natyral dhe banor i SHBA-së për të paktën 14 vjet.

Por një statut federal thotë që të dënuarve që shkelin Aktin e Dhënave Presidenciale u ndalohet mbajtja e detyrës, ndërsa nga ana tjetër është Kushtetuta e cila parashtron kërkesa të qarta se kush ka të drejtë të kandidojë për president dhe nuk përmend dënimet penale.

Një numër ekspertësh ligjorë kanë sugjeruar, gjithashtu, që Kongresi mund të skualifikojë një kandidat nga mbajtja e detyrës përmes procesit të fajësimit, por Kushtetuta e SHBA-së nuk e jep këtë fuqi për dënimet e bëra sipas ligjit të zakonshëm penal.

Nëse Trump akuzohet dhe dënohet sipas nenit 2071, prokurorët mund t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë të dominuar nga konservatorët të shqyrtojë çështjen e përshtatshmërisë.

Megjithatë, një profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, Brian Kalt, ka thënë se nuk ka gjasa që ish-presidenti të ndalohet nga detyra në një rast të tillë.

“Nëse do ta këshilloja zotin Trump, do të thosha se nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Duhet të jeni mirë,” ka shtuar Kalt.

Edhe pse ekspertët ligjorë besojnë se ndalimi Trump kërkimi i postit përmes Seksionit 2071 është një mundësi e largët, por çdo përpjekje për ta bërë këtë mund të ketë ende një ndikim të madh në perspektivat e tij elektorale dhe perceptimin publik.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika