“Mos harroni se presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër kur në vitin 1999, 1 milion njerëz u dëbuan nga Kosova”, ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, pas dëbimit të një familjeje shqiptare nga banesa e tyre në Beograd.

Më tej, eksperti i sigurisë ka theksuar se ky gjest i autoriteteve të Serbisë tregon shumë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Beograd, një familje shqiptare u dëbua nga banesa ku jetonin prej disa dekadash”, ka thënë ai.

“Ky është një shembull tjetër se si regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i sheh marrëdhëniet me Kosovën!”, ka përfunduar Musliu.

In Belgrade 🇷🇸, an #Albanian family was evicted from the apartment where they had been living for several decades. This is another example of how @avucic ‘s regime sees the relationship with 🇽🇰! Don’t forget: He was a minister when in 1999, 1 million people were deported from 🇽🇰. pic.twitter.com/kXzhPjhRKa

— Agim Musliu (@agim_musliu) December 1, 2023