Deçanasit nisin protestën, kundërshtojnë verdiktin e Hagës për çlirimtarët (VIDEO)

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur sot protesta në 14 komuna të vendit, për të kundërshtuar aktgjykimin e Speciales ndaj katërshes së UÇK-së.

Qindra njerëz janë mbledhur në Deçan për të mbështetur katërshen e UCK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi pas aktgjykimit dënues ndaj tyre, njofton Dukagjini.

Marshi ka nisur nga sheshi i komunës së Decanit dhe do të vazhdojë rreth 500 metra dhe në shesh vazhdojnë me fjalimet me radhë.

Abdyl Mushkolaj, nga OVL-ja në Decan, në emisionin “FIVE” u shpreh se protesta të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

“Nga data 16 ka ndodhur një termet i madh në Kosovë dhe asnjë qytetarë nuk është pajtuar me at aktgjykim sot Deçani proteston për padrejtësinë që u është bërë ish-krerëve të UÇK-së dhe protestat do ta vazhdojnë edhe në vijim e jo vetëm sot njësoj sikur në të gjitha qytetet tjera. Rinia që nga ai aktgjykim kriminal e ka marrë në dorë gjithë situatën dhe ne si veteranë i mbështesim”, u shpreh Mushkolaj.

Të fundit nga rubrika