“Deçani përsëri goditet padrejtësisht”, Ramosaj reagon pas kërkesës së Kurtit për tokën e Manastirit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, duke e quajtur një goditje tjetër për Deçanin

Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në një postim në Facebook, Ramosaj e ka quajtur një goditje tjetër për Deçanin kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i renditur “të padrejtat”, ndaj kësaj komune.

“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një urdhër ekzekutiv i kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti! Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua ‘Zona e Veçantë e Mbrojtur’, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në: ndërtimin e rrugës; ndërtimin e shtratit të lumëbardhit; në ndalimin e shfrytëzimit të ‘Pushimores së Fëmijëve’; e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone”, shkroi ai.

Më pas, ai tha se Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” të vitit 2012, i cili e ndaloi dhe kufizoi mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani është dashur të jenë të përfunduara.

“Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik.

Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektarë të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të kryeministrit”.

Ramosaj ka theksuar se ka tri vjet që pret për një takim me kryeministrin Kurti për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

“Qe tri vite po pres që ky kryeministër të më takojë një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha urdhër ekzekutiv sot! ‘Kur nuk je i zoti të bësh një hair në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi”, shtoi ai.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika