Dedaj: Testimi i qarkores njëkahore në Prishtinë do të eliminojë të metat e rrugëve

Njohësi i komunikacionit, Nol Dedaj ka thënë se qëllimi i testimit të qarkores njëkahore për automjetet ka për qëllim të identifikojë të metat e rrugëve dhe gradualisht, sipas tij këto të meta do të eliminohen

Njohësi i komunikacionit, Nol Dedaj





Njohësi i komunikacionit, Nol Dedaj në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për testimin e qarkores njëkahore për ndryshimin e trafikut ka thënë se e ka pritur situatën e krijuar në komunikacionin e kryeqytetit gjatë kësaj të premte.

Dedaj tha se qytetaret duhet të orientohen në bazë të shenjave të komunikacionit dhe të respektojnë rrugën njekahore, e cila është duke u ekzekutuar.

“E mira e këtij testimi është se janë eliminuar shume pika konflikti dhe e dyta është se Komuna e Prishtinës në 21 kryqëzime të rrugës që janë në këtë trajektore është e domosdoshme të bëhet dhe studimi i secilit kryqëzim ”, tha njohësi i komunikacionit.

Dedaj ka deklaruar se testimi i qarkorës njëkahore bëhet për të identifikuar të metat dhe sipas tij, gradualisht secila e metë duhet të eliminohet duke pasur parasysh përdorimin e metodave që duhet të aplikohen.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja dhe për dy ditët në vazhdim do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

I gjithë ky proces ka shkaktuar tollovi në kryeqytet. Kolona të shumta janë shkaktuar në rrugët e kryeqytetit, sidomos në pjesën te Mensa e Studentëve dhe atë mbrapa Komunës së Prishtinës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika