Dedaj thotë se ka trauma: Nganjëherë nëse më pyesni si e kam emrin, mund të mos e di

Gjergj Dedaj, Ish-ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ai ka vazhduar të mohojë se është rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së në fshatin Qirez në vitin 1998.

Dedaj ka thënë se shumë gjëra nuk i kujtohen, madje ai është shprehur se për shkak të regjimit serb i kanë mbetur shumë trauma.

Ai tha se ka momente që edhe po ta pyesin si e ka emrin, ai s’do të dinte si të përgjigjej.

“Isha ulur në karrige, kur i kam pa ato sjellje të pahijshme, jam ngritur në këmbë dhe jam mendu me i qetësu, mund ta kem marrë ndonjë grusht, si në futboll, që merr ndonjë bërryl apo grusht. Ajo për mu nuk është asgjë. Jeni ka bisedoni me një njeri tepër të veçantë dhe të jashtëzakonshëm, sa i përket sakrificave dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës….. Shpeshherë mundem të mos jem në gjendje me më pyet si e kam emrin dhe mos ta di”, tha ai.

Duke i komentuar disa deklarata të tij në të kaluarën se është rrahur nga UÇK-ja, Dedaj tha se e pranon publikisht se i ka ekzagjeruar ato ngjarje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika