Një defekt në gypin F300 ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të komunës së Gjakovës.
Sipas njoftimit të Komapnisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshatrat Ujz, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht, njofton Dukagjini.
Ekipet e K.R.U. “Gjakova” kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për riparimin e defektit. Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas orës 16:00, pas përfundimit të punimeve për sanimin e gypit.
KRU “Gjakova” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kohës së ndërhyrjes.
