Furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Prishtinës, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina), te hyrja e Spitalit, në rrugën “Astrit Arbnor Dehari”, është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër DN 200 milimetra.
Si pasojë e defektit, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në Lagjen Universitare dhe në rrugën “Holger Petersen”.
“KRU Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt.