“Defender Europe ‘23”, FSK-ja gati për ceremoninë hapëse(FOTO)

“Defender Europe ‘23”, FSK-ja gati për ceremoninë hapëse(FOTO)

Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) është gati për ceremoninë hapëse, ku në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, do të jetë e mbyllur përkohësisht për shkak të ceremonisë së hapjes së “Defender Europe ‘23”.

“Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diel, derisa të mbahet ceremonia në shesh. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika