“Defender Europe ’23” në Kosovë, sukses i ministrit Mehaj  

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tregoi vizionin për të ardhmën e FSK-së,  në ceremoninë hapëse të "Defender Europe 2023". Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e paqes si rrugën dhe qëllimin kryesor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Të dielën, Kosova për herë të dytë është bërë pjesë e  stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe”, një iniciativë kjo që udhëhiqet nga komanda për Evropën, e Ushtrisë së SHBA-së. Kjo stërvitje ka rëndësi të veçantë për Kosovën, ngase përbën aktivitetin e përbashkët ushtarak më të madhin në rajonin e Ballkanit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka luajtur rol kyq në organizimin dhe koordinimin e stërvitjes “Defender Europe 2023” në Kosovë. Vendosja e Kosovës si vend pritës për këtë ngjarje të rëndësishme tregon besimin e partnerëve dhe aleatëve të NATO-s në aftësitë e FSK-së nën drejtimin e Ministrit Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tregoi vizionin për të ardhmën e FSK-së,  në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023”. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e paqes si rrugën dhe qëllimin kryesor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është anëtarësimi në NATO.

Ministri Mehaj theksoi se ngritja e kapaciteteve ushtarake është realizuar me qëllim që të mbrohet vendi në çdo moment të nevojshëm. Ai deklaroi se rrugëtimi i tyre është i qartë, dhe destinacioni i tyre i vetëm është anëtarësimi në NATO. Për këtë arsye, ata angazhohen për të plotësuar çdo detyrë dhe obligim që kërkohet për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike.

Nën drejtimin e Ministrit Mehaj, gjatë dy viteve të kaluara, fokusi  kryesor i MM dh FSK-së ka qenë rritja e numrit të ushtarakëve, trajnimeve, stërvitjeve dhe shkollimeve, si dhe rritja e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve dhe sistemeve të reja ushtarake.

Kosova, si nikoqire e “Defender Europe 2023”, është vendi i katërt me numrin më të madh të ushtarakëve në këtë stërvitje, midis 25 vendeve pjesëmarrëse. Mbi 1.300 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u bashkuan me 24 mijë ushtarë nga forcat e armatosura të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së dëshmoi përgatitjen dhe profesionalizmin e forcave ushtarake të Kosovës. Kjo stërvitje paraqet një mundësi të rëndësishme për të treguar angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në promovimin e paqes në rajonin e Ballkanit.

Suksesi i “Defender Europe 23” në Kosovë,  stërvitja më e madhja në rajon, i atribuohet mbështetjes së Ministrit Mehaj dhe vizionit të tij për të ardhmën e FSK-së. Duke vënë në pah përkushtimin e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe anëtarësimin në NATO, si dhe gatishmërinë për të mbrojtur vendin në çdo moment të nevojshëm. Kjo demonstron përkushtimin e tij si ministër për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës,  rajonit të Ballkanit por edhe më gjerë.

Të fundit nga rubrika