“Defender Europe’23”, policia njofton se rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim

"Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh"

“Defender Europe’23”, policia njofton se rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rruga “Agim Ramadani në Prishtinë, do të jetë e mbyllur përkohësisht për shkak të ceremonisë së hapjes së “Defender Europe ‘23”.

Sipas policisë, kjo do ta bëjë më të lehtë qarkullim e mjeteve ushtarake.

“Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diel, derisa të mbahet ceremonia në shesh. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmarrë masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative”, shtohet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika