Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për konstituimin e institucioneve.
Përmes një reagimi, Dehari ka deklaruar se një pjesë e deputetëve opozitarë nuk janë të interesuar për një marrëveshje politike, ndërsa, sipas tij, synojnë tensione dhe incidente fizike gjatë seancës konstituive.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive. Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë.”, ka shkruar Dehari.