Dejan Pantiq lirohet nga arresti shtëpiak me dorëzani prej 30 mijë eurosh
I dhunshëm e me elemente terrorizmi ishte kundërshtimi i serbëve të veriut për vendimin që të mbaheshin zgjedhjet në katër komunat, në fund të vitit 2022. Për të padandaluar përgatitjen e procesit zgjedhor, të vazhdueshme ishin shpërthimet në objekte që të KQZ. Një prej të dyshuarve për organizimin e këtij kundërshtimi dhe orkestrimin e akteve […]
I dhunshëm e me elemente terrorizmi ishte kundërshtimi i serbëve të veriut për vendimin që të mbaheshin zgjedhjet në katër komunat, në fund të vitit 2022.
Për të padandaluar përgatitjen e procesit zgjedhor, të vazhdueshme ishin shpërthimet në objekte që të KQZ.
Një prej të dyshuarve për organizimin e këtij kundërshtimi dhe orkestrimin e akteve të dhunës, ishte ish-pjesëtarë i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Për muaj, Pantiq, ka qenë në arrest shtëpiak, por kjo masë i është zëvendësuar.
“Gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro”, ka thënë Gjykata Themelore.
Avokati i Dejan Pantiqit, Ljubomir Pantoviq, përmes telefoni i ka thënë Dukagjinit, se rasti i tij ka qenë unik, pasi që për 8 muaj ka qëndruar në arrest shtëpiak.
Sipas tij, Pantoviqit, Pantiq nuk ka ndërmarrë asnje veprim për ta dëmtuar procesin, dhe si rezultat i disiplinës së tij, gjykata ka miratuar propozimin për ndryshim mase.
Pantiq, sipas Pantoviqit ndodhet në Mitrovicë, por sipas avokatit kosovar, Yll Zekaj, lirimi i tij megjithëse në kuadër të ligjit, nënkupton detyrime shtesë për institucionet, meqë duhet siguruar që i njëjti nuk arratiset për në Serbi.
“Në çdo rast kur gjykata bindet, qoftë prej mbrojtjes apo me kërkesën e prokurorit që nuk rrezikohet të ikë apo të prishë provat, të përsërisë veprën penale atëherë masa e paraburgimit duhet të zëvendësohet me masa më të lehta apo të lirohet me procedurë të rregullt”, ka theksuar Ylli Zekaj – Avokat.
Më 10 dhjetor kur ishte arrestuar Dejan Pantiq-in, serbët lokal e kundërshtuan këtë veprim me bllokim të pikave kufitare me Serbinë, kështu duke vendosur barrikada në të dyja rruget.
SI rezultat i situatës së krijuar, Pantiq ishte mbajtur për disa ditë në pikën kufitare në Jarinjë, në pamundësi për t’u bartur në ndonjë qendër paraburgimi.















