Deklarata e Fatos Gecit për Thaçin, VV-ja distancohet, Kurti: S’mund t’i disiplinojë

Përveç distancimit deklarativ, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndër mend të marrë kurrfarë veprimi ndaj deputetit të grupit të saj parlamentar Fatos Geci, i cili ish-presidentit Thaçi i uroi burgim të përjetshëm në procesin gjyqësor në Hagë. Për të foli edhe kryeministri Albin Kurti

Sa herë që në Kuvend shkon kah hyrja qendrore, Fatos Geci doemos e sheh këtë poster për Hashim Thaçin.

Por, të martën uroi jo vetëm që mos ta shohë, por edhe që të marrë dënim maksimal në gjykimin në Hagë.

“Uroj që Hashim Thaçin ta përcjellë fati i Naim Murselit. Edhe po të kthehet, nuk ka kurrfarë fuqie përballë Albin Kurtit”, ka deklaruar Fatos Geci, Deputet i Vetëvendosjes.

Vet kryeministri Kurti, të cilin Geci e përmendi në përfundim të fjalisë, distancohet nga deklarata në tërësi. Por, masa s’e ka ndër mend të marrë.

“Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër, nuk jam edhe ndonjë kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka theksuar Kurti.

Por, një përgjigje nuk e dha Shqipe Selimi, ani se në të njëjtin proces me Thaçin, po gjykohet edhe bashkëshorti i saj, ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“Jam në komision…”.

Ndërsa për një pjesëtarë tjetër të grupit parlamentar, qëndrimi i Gecit si pjesë e partisë Guxo me të cilën Vetëvendosje është në koalicion, nuk është ndonjë risi.

“Nuk është hera e parë që deputeti në qëndrimet e tij ka pasë deklarime të tilla.

(Ariani: në kuvend nuk ka pasë) Në kuvend jashtë kuvendit, por është mendimi i tij, por Vetëvendosje nuk mendon si ai”, ka deklaruar Arbër Rexhaj, Deputet i Vetëvendosjes.

Fatos Geci gjithashtu ishte i vetmi deputet nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes që votoi edhe kundër Rezolutës për ish-krerët e UÇK-së që po presin verdiktin në Hagë, e cila kërkonte gjykim të drejtë dhe zbatimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika