Deklarata e ministres serbe, Majko: Është “peshë” mbi qeverinë serbe
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-deputeti Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Përmes një reagimi në Facebook, […]
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-deputeti Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.
Përmes një reagimi në Facebook, Majko u shpreh se deklarata e ministres serbe nuk duhet të shkaktojë habi, duke e cilësuar atë si një tregues të vazhdimësisë së një qasjeje politike që, sipas tij, ende ekziston në struktura të politikës dhe shtetit serb.
Sipas tij, një deklaratë e tillë publike nga një zyrtare e lartë përbën një barrë për qeverinë serbe në përpjekjet e saj për integrimin evropian.















