Deklarata e O’Brien, Murati: Patjetër që koordinohemi me partnerët tanë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, për deklaratën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se se konsultohen me aleatët lidhur me rregulloren e miratuar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)

Foto: Liridon Llozani/RTV Dukagjini

Lidhur me deklaratën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, është pyetur ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Murati ka thënë se konsultohen e koordinohen gjithherë me aleatët e vendit, lidhur me rregulloren e miratuar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Duhet theksuar që vendimi është marrë nga BQK në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti. Ne patjetër që konsultohemi, koordinohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet sa i përket qëllimit që synon të arrijë rregullorja e miratuar e BQK-së, të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë njëzëri që e mbështesin deri në fund”, ka thënë Murati.

Murati është shprehur se dallimi i vetëm që është te partnerët ndërkombëtarë, është për periudhën transitore.

“Nuk ka dilema as kurrfarë dallimi sa i përket qëllimit që duam të arrijmë, i vetmi dallim është se si të dallohet periudha transitore. BQK është e angazhuar tej mase për të ofruar përgjigje sa i përket shqetësimeve të ngritura dhe propagandës së disa prej elementeve nga Beogradi që të krijojnë mjegull ndaj një çështje teknike dhe krejtësisht ligjore”, ka thënë tutje ministri Murati.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Lexo dhe: O’Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika