Deklarata e OKB-së iu referua “Marrëveshja për normalizim në mes Beogradit dhe Prishtinës”, Rama kërkon shpjegime

Me anë të një postimi në Twitter, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar që të jepen sqarime se pse marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë në Ohër, OKB-ja iu drejtua si marrëveshja në mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai e ka cilësuar një gjë të tillë sikurse të papranueshme

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas një deklarate të OKB-së, ku termi “marrëveshja për rrugën drejt normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë”, u referohet vendeve me kryeqytetet e tyre.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka kërkuar që të jepen sqarime për këtë, duke deklaruar se një gjë e tillë është e papranueshme nëse e njëjta është bërë qëllimisht.

“Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një gabim? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, ka shkruar Rama.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në të cilën, synon të antarësohet Kosova, ka mirëpritur zhvillimet e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë. E njëjta përmes njoftimit, ka deklaruar se pret që palët t’i përmbushin kërkesat

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika