“Deklarata e Vuçeviqit për rezistencën civile”, Gashi: Serbia veproi në rrafsh shumëplanësh për destabilizimin e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq se “ajo që duhet të bëjmë është që të fuqizojmë ekonomikisht serbët e Kosovës dhe të ofrojmë rezistencë civile që lejohet” ka thënë se kjo do të thotë se Serbia ka vepruar në rrafsh shumëplanësh për destabilizimin e Kosovës.

Në emisionin “FIVE”, Gashi ka thënë se Serbia në disa plane ka ndërhyrë për destabilizimin e Kosovës përmes strukturave të saj që i angazhon.

“Serbia në disa plane ka ndërhyrë për destabilizimin e Kosovës në rrafshin politik përmes subjektit që e dirigjon, në rrafshin ekonomik përmes strukturave të veta, në rrafshin e sigurisë përmes agjencionit të inteligjencës dhe grupeve kriminale që i ka financiuar që ka bashkëpunuar për të destabilizuar Kosovën. Serbia ka vepruar gjithmonë në rrafsh shumëplanësh”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Gashit, kjo është një deklaratë që krijon dilema për aktivitetet që Serbia sipas dinamikave dhe rrethanave i zhvillon në Kosovë dhe rreth Kosovës, pasi siç thotë ai, Serbia gjithmonë ka përgatit skenare dhe angazhime përmes strukturave të saj profesionale për të destabilizuar Kosovën.

“Kjo është deklaratë që krijon dilema për aktivitetet që Serbia sipas dinamikave dhe rrethanave i zhvillon në Kosovë dhe rreth Kosovës, ka përgatit skenare dhe angazhime pëërmes strukturave të saj profesionale për të reaguar sipas nevojës dhe sipas ambientit të sigurisë në nivel rajonal për të destabilizuar Republikën e Kosovës. Plane të tilla përmes strukturave profesionale, asnjëherë nuk kanë pushuar së vepruar për faktin se është përdorur e njëjta strategji. Edhe këtë radhë përmes një gjuhe diplomatike tregon se është në pritje të momentit të favorshëm për të krijuar incidente duke realizuar objektivat që i ka paraparë”, ka vijuar ai.

Po ashtu edhe Izmi Zeka, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se kjo deklaratë nuk përbën ndonjë politikë të re të Serbisë.

Ai thotë se Kosova duhet të shikojë punët e saj dhe të mos merret me Serbinë.

“Mendoj që nuk është e politikë e re e Serbisë. Serbia nuk ka mbledh mend, nuk duhet të merren me shqetësim këto deklarata, kështu funksionon politika e brendshme e Serbisë. Kosova duhet të shikojë punët e saj, të ketë bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë. Serbia duhet të mësohet me këtë shtet të ri, Kosovën”, ka deklaruar Zeka.

Ndryshe, sot, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se “Beogradi është i gatshëm për dialog me Kosovën”, dhe se çdo gjë tjetër çon në një “rrugë pa krye”.

Vuçeviq ka deklaruar për Euronews se nuk duhet të harrojmë se “KFOR-i është i pranishëm në Kosovë, si dhe se jemi të rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, por ajo që duhet të bëjmë është që të fuqizojmë ekonomikisht serbët e Kosovës dhe të ofrojmë rezistencë civile që lejohet. Serbët duhet të jenë të mençur, ne duhet të jemi të durueshëm dhe taktikë dhe të mos i zbulojmë të gjitha letrat”, ka deklaruar Vuçeviq.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika