Deklarata e Zahavit që kishte bërë bujë pas ndeshjes Kosovë–Izrael

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, e zhvilluar më 12 nëntor 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte shoqëruar me reagime të shumta, ndërsa bujë kishte bërë edhe deklarata e futbollistit të njohur izraelit, Eran Zahavi.

Zahavi, i cili ishte paraqitur për 90 minuta në atë takim, kishte kritikuar ashpër gjendjen e fushës pas përfundimit të ndeshjes.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli”, kishte deklaruar Zahavi, duke iu referuar terrenit të stadiumit në Prishtinë.

“E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, kishte shtuar sulmuesi izraelit.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte kritikuar edhe nga futbollistët e Kosovës, pasi kushtet e terrenit kishin vështirësuar zhvillimin normal të lojës.

Megjithatë, deklarata e Zahavit kishte tërhequr veçanërisht vëmendjen për shkak të krahasimit të ashpër që ai përdori për ta përshkruar fushën.

Kosova e kishte fituar atë ndeshje me rezultat 1:0, ndërsa Zahavi tashmë i ka dhënë fund karrierës së tij me përfaqësuesen e Izraelit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika