Deklarata e Zhegrovës, “përplasen” ashpër Leci dhe Statovci: Nuk të vyn lojtari që dëshiron me udhëheq politikën e FFK-së
Liridon Leci dhe Faruk Statovci po debatojnë rreth deklaratës së fundit të Zhegrovës, i cili reagoi ashpër pas mosftesës nga ‘Dardanët’ për ndeshjet e muajit nëntor. Sipas Lecit, Kombëtarja e Kosovës duhet të jetë krenare që ka në organikën e saj futbollistë si Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. “Për neve është lluks i […]
Liridon Leci dhe Faruk Statovci po debatojnë rreth deklaratës së fundit të Zhegrovës, i cili reagoi ashpër pas mosftesës nga ‘Dardanët’ për ndeshjet e muajit nëntor.
Sipas Lecit, Kombëtarja e Kosovës duhet të jetë krenare që ka në organikën e saj futbollistë si Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
“Për neve është lluks i madh t’i kemi Zhegrovën, Rashicën dhe Muriqin në fondin e futbollistëve,” tha ai.
Këtë nuk e mohoi as Statovci, por që pretendoi se Zhegrova dëshiron të udhëheqë politikën e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Askush nuk pe mohon, vetëm nuk të vyn lojtari që dëshiron me udhëheq politikën e Federatës. Unë nisna prej vetes, kur du me zbardh një send i shkoj deri në fund. N’kofsh burrë problemet individuale, kallxo kush është problemi, pse s’pe përmend emrin,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.















