Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, Osmani: Pikënisje drejt idesë për Kosovën shtet të pavarur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e Deklaratës Kushtetuese së 2 korrikut të vitit 1990, ka theksuar se kjo deklaratë ishte pikënisje drejt realizimit të idesë për Kosovën shtet të pavarur. Osmani ka njoftuar se në këtë përvjetor ka takuar një pjesë të delegatëve të asaj kohe. “Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e Deklaratës Kushtetuese së 2 korrikut të vitit 1990, ka theksuar se kjo deklaratë ishte pikënisje drejt realizimit të idesë për Kosovën shtet të pavarur.
Osmani ka njoftuar se në këtë përvjetor ka takuar një pjesë të delegatëve të asaj kohe.
“Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.















