Deklarata skandaloze e Daçiqit më 2020: Ç’t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku u varrosëm shqiptarët në Serbi

Ivica Daçiq

Një deklaratë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, e bërë në vitin 2020, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas zbulimit të lokacioneve të reja me varreza masive në veri të Kosovës.

Atëkohë Daçiq kishte sulmuar publikisht qytetarët serbë që bashkëpunonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur shqiptarë, duke vënë në shënjestër ata që ndihmonin në identifikimin e vendeve ku ishin fshehur trupat e viktimave.

“Lërini ju amerikanët, gjermanët, turqit dhe të gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë ne me serbët? Me ata që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin lloj-lloj marrëzish dhe u tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët nëpër Serbi”, kishte deklaruar Daçiq.

Këto fjalë rikthehen në një moment kur autoritetet e Kosovës kanë identifikuar varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë. Deklarata e Daçiqit ishte një mesazh frikësues ndaj atyre që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimeve të luftës dhe si tregues i mungesës së gatishmërisë së shtetit serb për t’u përballur me të kaluarën.

Për më shumë se dy dekada pas luftës, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e plotë të arkivave ushtarake dhe policore, ndërsa shumë familje ende presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Në vend të bashkëpunimit për zbardhjen e së vërtetës, zyrtarë të lartë serbë kanë vazhduar me retorikë që relativizon ose dekurajon përpjekjet për zbulimin e varrezave masive, duke nxitur kritika se kjo qasje pengon drejtësinë dhe procesin e ballafaqimit me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika