Deklaratat e Memli Krasniqit bëjnë jehonë në mediat rumune

Krasniqi ka reaguar mbrëm ndaj slloganit diskriminues "Kosova është Serbi" dhe ka ndarë qëndrimin e tij për statusin e Kosovës si shtet i pavarur. Këto deklarata kanë shpërthyer në mediat rumune, duke i kthyer ato në një debat publik dhe duke i quajtur skandale diplomatike, organizimin e dobët të ndeshjes dhe përdorimin e slloganeve fashiste nga tifozët vendas

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi FOTO:EO

Deklaratat e Memli Krasniqit kanë shkaktuar reagime të shumta në Rumani.

Mbrëmë, në ndeshjen kualifikuese në mes të Rumanisë dhe Kosovës në Bukurresht, tifozët vendas shpalosën një sllogan “Kosova është Serbi”. Si pasojë e këtij sllogani, gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për disa minuta, për shkak të komenteve diskriminuese.

Gjatë pauzës së ndeshjes, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri një postim i cili ka nxitur reagime të shumta në mediat rumune.

“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Më tej, ai tha se ”Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty”.

“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka përfunduar shkrimin e tij lideri i opozitës kosovare.

Nëpër mediat rumune, deklaratat e Krasniqit kanë zënë ballinat e mediumeve sportive dhe jo vetëm, duke e quajtur organizimin e dobët të ndeshjes në Rumani dhe slloganet fashiste edhe si “Skandale Diplomatike”.

Shikoni më poshtë disa nga postimet e mediave rumune:

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika