Deklaratat e Vuçiq – Qëllimi ngritja e tensioneve në komunat veriore

I pashmangshëm po shihet zbatimi i vendimit të Qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente identifikimi me Serbinë, por deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq se Kosova “po planifikon sulm ndaj serbëve në veri”, po konsiderohen si një lojë politike e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Njohësit e politikës, po e konsiderojnë të pashmangshme zbatimin e vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente identifikimi. Mëgjithë deklarimet tendencioze të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Kosova gjoja po planifikon sulm ndaj serbëve në veri, ata kanë shtuar se kjo është vetëm një lojë politike e tij

Sa më afër datës për zbatimitn të vendimit për reciprocitet në targa dhe dokumente identifikimi, në shumë prej deklaratave të Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, u përmend Kosova.

Së fundmi, ai akuzoi institucionet e Kosovës për një organizim të aksionit për asgjësimin e serbëve të Kosovës.

E kjo deklartë e tij, po konisderohet si lojë politike, pasiqë Serbia ne një mënyre apo tjetër duhet zbatojë vendimin për reciprocitet.

Arbnor Sadiku

“Këto janë deklarata populliste, dhe nëse vazhdon vendimi për reciprocitetin të zbatohet nga shtatori nga Qeveria Kurti, mendoj që Vuçiq do të humb një pjesë të madhe të pushtetit të tij, sidomos tek serbët e Kosovës, dhe veçanërisht tek serbët e veriut dhe më nuk do t’i shiten parullat e tij se serbët në Kosovë janë në rrezik”, ka deklaruar analisti politik, Arbnor Sadiku.

Ndërkohë sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala, qëllimi kryesor i Vuçiqit është themelimi i asociacionit.

Drizan Shala

“Gjitha këto janë lojëra politike të presidentit Vuçiq, i cili për qëllim ka që shtrirja e autoritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës të i pamundësohet në atë pjesë. Kështu, ai do të arrijë qëllimin e saj që të shkëpus dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me kompetencë ekzekutive”, ka deklaruar Shala.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, do të bëhën bashkë me 18 gusht në Bruksel, mirëpo ende nuk dihen temat e bisedimeve dhe nuk është publikuar agjenda e plotë e këtij takimi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika