Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodhë, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Lidhur me deklaratat kërcënuese të presidentit serb, politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se për këtë gjë e kishte paralajmëruar BE-në dhe ShBA-të, por sipas tij, të njëjtit nuk e kishin dëgjuar

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në platformën “X”, Sanduloviq ka shkruar se kishte paralajmëruar më parë BE-në dhe SHBA-në se kjo do të ndodhte.

“Unë kam folur dhe paralajmëruar BE-në dhe ShBA-të se kjo do të ndodhë në kohë… shumë vite më parë. Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi.

“Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka shkruar tutje Sanduloviq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika