Deklaratë

Zoti Aleksandar Vuçiq, a nuk mendoni se keni tepruar pak më shumë me etiketimet dhe kërcënimet brutale ndaj njerëzve që ndodhen në anën e kundërt politike nga ju, në një fushatë parazgjedhore të cilën ju personalisht e keni shndërruar në një përleshje politike?

Me çfarë të drejte, zotëri, i shënjestroni dhe i kërcënoni liderët e Luginës së Preshevës vetëm për faktin se janë bashkuar për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 25 tetor?

Si mundeni ju, që betoheni në demokraci dhe tolerancë politike, të sulmoni me kaq shumë mllef një të ri që në Nish vallëzon valle popullore me studentët, vetëm sepse është djali i ministrit në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të cilin ju e quani tradhtar dhe bërtisni se është tri herë më i keq se Albin Kurti?

Zoti Vuçiq, ju nuk po zhvilloni një fushatë zgjedhore demokratike. Ju po zhvilloni luftën tuaj personale, i vetëm kundër të gjithë atyre që duan ta shpëtojnë vendin nga ju dhe nga regjimi juaj kriminal.

Dhe ky do të jetë një fillim i mirë për drejtësinë dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë.