Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur gjatë ditës së mërkurë se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK-së).

Në njoftim, MD-ja ka treguar për risitë e këtij ligji.

“Kompetencë ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsioni të nivelit të lartë; Definimi më i qartë i kompetencave të PSRK-së për hetimin e veprave penale; Themelimi dhe funksionalizimi i njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar; Mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK-së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRK-së për t’i ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale, duke mundësuar kështu ‘ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale’”, thuhet në njoftim e MD-së.