Del nga shtrati lumi Ibër, përfshihen nga uji disa shtëpi (VIDEO)
Lumi Ibër ka dalë nga shtrati të enjten e 19 janarit, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat po shkaktojnë vërshime. Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton nga Mitrovica, bën të ditur se në lagjen e “Boshnjakëve” disa shtëpi janë përfshirë nga uji. Përveç përfshirjes së shtëpive dhe rrugëve nga uji, edhe fusha […]
Lumi Ibër ka dalë nga shtrati të enjten e 19 janarit, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat po shkaktojnë vërshime.
Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton nga Mitrovica, bën të ditur se në lagjen e “Boshnjakëve” disa shtëpi janë përfshirë nga uji.
Përveç përfshirjes së shtëpive dhe rrugëve nga uji, edhe fusha e futbollit “Erion Kajtazi” që përdoret si fushë ndihmëse për disa ekipe të futbollit në Mitrovicë është përfshirë nga uji.
















