Delegacioni amerikan dhe kancelari austriak, të premten për vizitë në Kosovë


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu të premten në ora 15:00 pret një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, kështu thuhet në njoftimin e Presidencës, pa dhënë detaje të tjera për arsyet e vizitës.

Ndërsa, në orën 16:10, presidentja pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Pritja e kancelarit Nehammer do të bëhet në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës nga presidentja Osmani, ku do të bëhen fotografi zyrtare dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Vizita e kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tri vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, e së fundmi në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ballkani me fitore historike, një hap larg kualifikimit në Ligën...

Ballkani ka fituar ndeshjen ndaj Shkupit në kuadër të play-offit të Ligës së Konferëncës në Stadiumin “Todor Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ekipi...

KB Prishtina bëhet pjesë e garës më të re të...

Kryetari i Klubit të Basketbollit Prishtina, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se klubi i tij ka marrë ftesën për pjesëmarrje në garën më...

DokuFesti me turistët e huaj, infuzion për ekonominë e Prizrenit

Dhjetëra e mijëra vizitorë vendorë e ndërkombëtarë kanë shkelur rrugëve të qytetit të Prizrenit gjatë javës së fundit. Shkaku i këtij fluksi turistësh në kryeqytetin historik...

Më të lexuarat

“Kemi pritur mjaft, është koha për paqe” thonë qytetarët në...

Grafitet e vendosura dhe patrullat e Policisë, janë pamjet që po e shoqërojnë Mitrovicën Veriore gjatë së enjtes së 18 gushtit. Të heshtur por në...

Escobar pas takimit me Kurtin: Asociacioni duhet të formohet sipas...

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se...

Mandl kërkon sqarim nga BE-ja për referimin ndaj kryeministrit Kurti...

Në njoftimin e faqes zyrtare të Bashkimit Evropian(BE) për takimin që u mbajt të enjten e 18 gushtit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është...

Të fundit nga rubrika