Delegacioni amerikan të premten në Kosovë

Një delegacion amerikan pritet të arrijë në Kosovë pasditen e së premtes. Ky delegacion do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kështu ka njoftuar zyra e presidentes përmes një komunikate për media, por nuk janë bërë të ditura detajet.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në po të njëjtën ditë do të pres në takim, Elizabeth Sherëood- Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim Elizabeth Sherëood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se, Randall do të qëndrojë në Kosovë si pjesë e delagacionit nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, kryeministri Kurti pavarësisht se kishte paralajmëruar për vizitën e tij në SHBA në nëntor të vitit 2021, e njëjta, nuk u realizua.

“Në SHBA do të udhëtoj në nëntor”, pati thënë Kurti.

Pas kësaj deklarate, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte akuzuar Kurtin për prishje të marrëdhënieve me SHBA-të, sipas tij, për shkak të refuzimit të gazsjellësit amerikan.

Megjithatë, vizita ishte shtyrë për në pjesën e parë të vitit 2022.

“Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”, thuhej në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Ndërkaq, meqë vizita e tij në SHBA sërish nuk u realizua, Kurti ka deklaruar se e njëjta do të ndodhë më së largu deri në qershor të vitit 2022.

Sipas tij, shtyrja e vizitës deri më tani është bërë për shkaqe logjistiko-teknike.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Pasi u qëllua me armë, vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pasi është qëlluar me armë të premten, përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare. Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri...

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë...

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Të fundit nga rubrika