Deliu: Kemi një përkeqësim të situatës politike në vend

Raportin e DASH-it dhe atë të FreedomHouese, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka quajtur si dy raporte ndërkombëtare të cilat sipas saj e kanë goditur shtetin e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se ka një përkeqësim të situatës politike në Kosovë, teksa përmend edhe ato të “aferave korruptive” dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Deliu ka njoftuar për mbarëvajtjen e seancës plenare, e cila do të mbahet këtë të enjte.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit pritet të jetë tema kryesore e kësaj seance.

Këtë raport dhe atë të FreedomHouse, Deliu i ka quajtur si dy raporte ndërkombëtare të cilat sipas saj e kanë goditur shtetin e Kosovës.

“Janë 2 raporte ndërkombëtare kredibile që e kanë goditur Kosovën të cilat flasin për një qeveri të korruptuar… Kemi një përkeqësim të situatës politike në Kosovë, kemi një përkeqësim të situatës me afera korruptive në Kosovë dhe veçanërisht me sulmet e njëpasnjëshme që i kemi pasur në rritje të qeverisë ndaj gazetarëve”, tha Deliu.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika