Deliu kërkon shkarkimin e ministrit Aliu: Auditori konfirmoi pretendimet e PDK-së për korrupsion në MI

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ngritur shqetësimin për parregullsitë që auditori i ka gjetur në Ministrinë e Infrastrukturës. Ajo ka thënë se muaj më parë PDK-ja kishte ngritur shqetësimin për disa kontrata në këtë ministri, disa nga to njëburimore

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak se siç thuhet nga kjo parti opozitare, Auditori i Brendshëm ka gjetur disa parregullësi në këtë dikaster.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, gjatë fjalimit të saj në seancën plenare, ka thënë se tre muaj më parë PDK-ja kishte ngritur shqetësimin për disa kontrata në këtë ministri, disa nga to njëburimore.

Sipas saj, të njëjtat janë konfirmuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“PDK-ja fton prokurorinë që t’i hetojë dhe t’i zbardhë të vërtetat. Një raport i kualifikuar nga ZKA-ja është bazë për hetime dhe për kryeministrin që ta shkarkojë ministrin Aliu”, ka thënë ajo.

“Pse nuk e keni shkarkuar askënd për këto parregullsi që thatë se vetë keni iniciuar auditim? Pse nuk jeni distancuar asnjëherë nga zëvendësministri Durmishi i cili ka deklaruar se ka lidhje miqësore me disa kompani që ju i keni shpërblyer me kontrata milionëshe?”, ka pyetur ajo.

Në anën tjetër, ministri Aliu ka thënë se dyshimet për parregullsi i kanë marrë nga ankesat e operatorëve.

“Ky raport ka treguar që ka parregullsi dhe ne e marrim seriozisht dhe e ftojmë në prokurori. Është pikërisht ky raport i auditimit që është iniciuar që është ndalur ai proces, dhe ky ka prodhuar edhe atë serinë e sulmeve serike mediatike kundër nesh”, ka thënë ai.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Sipas tij, parregullsi brenda ministrisë ka pasur jashtëzakonisht shumë dhe dukuria e tillë ka tendencë të vazhdojë edhe më tej.

“Kemi krijuar edhe komisione të tjera për shqyrtim të projekteve specifike pikërisht për këto parregullsi. Për shkak se ajo që e shohim nga e kaluara, nga ajo qe kemi trashëguar nga ju, nuk ka të bëjë me institucione e me shtetndërtim.. e jona është të vendosim rend. Thatë që nuk po distancohemi, në momentin që hetimet të përcaktojnë konkretisht orientimin, patjetër që do të marrim masa, absolutisht për secilin zyrtar”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika