Deliu-Kodra dorëzon padi ndaj ministres Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka dorëzuar "padi për shpifje" ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkak siç thotë ajo, të deklaratave në studio televizive

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se pret që deklaratat e ministres Haxhiu në studio televizive të marrin përgjigjen e merituar.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar ajo.

May be an image of ticket stub and text

Tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se tendenca për zhvendosje të vëmendjes nga skandalet korruptive me anë të “shpifjeve e fyerjeve” nuk kalon.

“Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, ministre”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, ministrja Haxhiu kishte kërkuar shkarkimin e deputetes së PDK-së nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, që funksionon në kuadër të ministrisë, kjo pasi siç thotë ajo, kishte munguar shumë herë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika