Deliu-Kodra pas bastisjeve në MINT: Kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe ministrja Hajdari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, pas bastisjeve në MINT në lidhje me "aferën e rezervave shtetërore" ka thënë se ministrja Hajdari nuk mund t’i ikë përgjegjësisë politike në një "skandal të madh si ky" teksa ka kërkuar dorëheqjen e saj

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas aksionit të policisë që është zhvilluar në tri lokacione ku u arrestuan dy zyrtarë të MINT-it e një biznesmen nën dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se këto kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, pasi, siç thotë ajo, kjo ministre është fillimi dhe fundi i këtij problemi.

“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Hajdari nuk mund t’i ikë përgjegjësisë politike në një “skandal të madh si ky”.

“Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në mëngjesin e premtes në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit, e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it, të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

“Afera e grurit dhe vajit” – Përfundojnë bastisjet, shoqërohen në polici tre persona

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika