Deliu-Kodra: PDK nuk pret ndryshim në seancën e 19-të të Kuvendit
Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur para gazetarëve përpara fillimit të seancës së 19-të për konstituimin e Kuvendit. Ajo ka thënë se as në këtë seancë nuk pret ndonjë ndryshim. “E para, nuk ka vullnet politik për të ndryshuar kandidaten, e cila për të 19-tën herë… unë besoj që epilogu […]
Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur para gazetarëve përpara fillimit të seancës së 19-të për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka thënë se as në këtë seancë nuk pret ndonjë ndryshim.
“E para, nuk ka vullnet politik për të ndryshuar kandidaten, e cila për të 19-tën herë… unë besoj që epilogu do të jetë i njëjtë,” ka thënë ajo, duke shtuar se është fatkeqësi që Kosova po e kalon muajin e tretë të bllokimit dhe krizës institucionale.
“Natyrisht, përgjegjësinë duhet ta marrin ata të cilët nuk tregojnë asnjë hap të vetëm që ta kalojnë këtë situatë të ngërçit politik. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur që të ulet, të diskutojë dhe të shohë mundësinë se si mund të tejkalohet situata e krijuar,” ka thënë ajo.
Deliu-Kodra tutje ka thënë se Albulena Haxhiu, pas tërë këtyre tentativave të dështuara, ndoshta do të duhet të largohet vetë nga kandidatura.
Ajo ka thënë në fund se nuk i komenton deklarimet e Albin Kurtit, të cilat ai i ka bërë në mediumin publik, ku, sipas saj, ka vazhduar t’i etiketojë mediat njëjtë si më parë.
“Ishte etiketa e njëjtë, propaganda e njëjtë dhe qasja e njëjtë me të cilën zoti Kurti flet para opinionit publik tash e sa kohë,” ka thënë ajo.















