Deliu-Kodra: Raporti i DASH-it dhe i Freedom House qartësojnë se Kosova vazhdon të jetë larg standardeve të kërkuara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur se në një seancë të radhës ka shumë për të diskutuar rreth raportit të DASH-it.

“Në seancën e radhës besoj se do ta kemi kryesore për t’i diskutuar të gjetura kryesore që i ka ky raport, dhe e dyta për të folur për goditjet e mëdha që i janë dhënë shtetit të Kosovës, kredibilitetit të institucioneve të Kosovës, por edhe vetë një qeverie të papërgjegjshme e cila cenon rëndë lirinë dhe të drejtat e njeriut,” tha Deliu-Kodra.

Sipas deputetes, raporti i DASH-it dhe i Freedom House flasin shumë për institucionet që duhet trajtuar me përgjegjësi të plotë.

“Raporti departamentit amerikan të shtetit dhe raporti Freedom House, flasin për nevojën e institucioneve për ti trajtuar me përgjegjësi të plotë të gjeturat serioze që i ka Kosova të cilat qartësojnë që Kosova vazhdon të jetë larg standardeve të kërkuara dhe nuk i ka marrë seriozisht rekomandimet e viteve paraprake,” tha Deliu-Kodra.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika