Deliu: Mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur se përgjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës janë caktuar pikat e rendit të ditës, pjesë e së cilës do të jetë edhe projektligji për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë. Në një konferencë për media, Deliu ka thënë se në seancën e ardhshme plenare pritet të […]
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur se përgjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës janë caktuar pikat e rendit të ditës, pjesë e së cilës do të jetë edhe projektligji për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë.
Në një konferencë për media, Deliu ka thënë se në seancën e ardhshme plenare pritet të ketë një lexim të tretë të projektligjit ashtu që kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për mospërfshirjen e mjekëve dhe profesorëve në listat për deklarim të pasurisë të zërë vend.
“Në projektligjin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë, ne kërkuam që të largohen kategoritë zyrtare si mjekët dhe profesorët dhe kërkuam që kjo kërkesë të shqyrtohet në seancën e ardhshme plenare. Ne kërkuam që të ketë një lexim të tretë në mënyrë që të adresohet kërkesa e PDK-së ashtu që këto dy kategori që nuk janë të ekspozuara ndaj korrupsionit të largohen dhe njëherësh është problem edhe për agjensinë kundër korrupsionit”, ka thënë Deliu.
Ndër të tjera, lidhur me dështimin e votimit, Deliu ka thënë që në radhë të parë duhet të ketë prezencë të deputetëve të mazhurancës sepse kjo po dështon t’i votojë projektligjet.
“Shumica parlamentare duhet të jetë aty. Do të duhej vullneti i shumicës parlamentare që të ketë vendimmarrje”, ka thënë ajo.















